Grupi Parlamentar i PD-së, i udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se në mënyrë unanime janë të gatshëm të bashkëpunojnë me pjesën tjetër të udhëhequr nga Sali Berisha.
“Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i cdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje,” ka njoftuar grupi.
Po ashtu ata kanë shtuar se negociatat e pajtimit do ti udhëheq Gazmend Bardhi.
“Me qëllim diskutimin e cdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar cdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës,” thuhet në njoftim.
Në një prononcim për mediat para selisë së kuvendit, Berisha tha se çdo deputet është i ftuar të kandidojë në zgjedhje.
Më herët Berisha është shprehur se ka pasur takime të vazhdueshme me grupin parlamentar.









