-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj pret anëtarët e Akademisë së Shkencave: Ligji i ri duhet të nxisë sistemin e kërkimit në vend!

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera të cilët kanë vizituar vendin tonë me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.

Presidenti Begaj vlerësoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin  në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

“Gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Begaj theksoi se duhet hapur Akademia ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit