Grupi i parlamentar i PD-së ka pranuar ftesën e bërë nga Sali Berisha.
Për këtë ka reaguar dhe sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.
Ai është shprehur se tashmë është koha e duhur për të reflektuar dhe se nuk është kurrë vonë.
“Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, kështu është shprehur Flamur Noka.
Noka ka shtuar se ka folur me Alibeajn në kuvend.
“I shkova në tavolinë të enjten dhe i thashë që për tej të gjithave rëndësi ka interesat e qytetarëve dhe axhenda e PD-së,” ka përfunduar ai.









