Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, tha se ceremonia që u organizua sot në Akademinë e Shkencave ishte një takim i udhëheqësit me shokët e një Akademie pa shkencë dhe të pashoqe në botë.
Sipas saj Akademia e Shkencave është kthyer në skutë politike, pjesë e një shteti që i ka të gjitha pushtetet pasi drejtohet në mënyrë të paligjshme nga Skënder Gjinushi, një kryetar i parekrutuar nga Presidenti i Republikes.
Gjithashtu ajo kujtoi se Skënder Gjinushi, ka qenë ministri i fundit i Arsimit i diktaturës Hoxha-Alia.
Zhupa shtoi se Edi Rama ka kthyer një prej institucioneve themeltare të Republikës në një azil pensionistësh politikë, kontributi i fundit në shkencë i të cilëve ka qenë para rrëzimit të komunizmit.
“Të bësh shkencë me njerëzit e Pilo Peristerit në kohën e Elon Musk, është një përrallë nga Zululandi.”









