-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama zgjat me 6 muaj gjendjen e emergjencës për energjinë

Kryesoret

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të zgjasë gjendjen e emergjencës për krizën e energjisë elektrike. Gjendja është zgjatur me 6 muaj nga fundi i këtij viti deri në qershor të vitit 2013.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronja “ç”, e 5, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1.Vendosjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.”.

2. Në pikën 5, fjalët “… 31 dhjetor 2022.” zëvendësohen me “… 30 qershor 2023.”.

3. Në pikën 6, pas fjalëve “… “OSHEE Group”, sh.a., …” shtohen “… FTL, sh.a., dhe ERE …”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” mbyllet vendimi.

Por çfarë parashikon ligji për gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike?

Ligji thotë se “Këshilli i Ministrave mund të shpallë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike në katër raste.

Kjo gjendje parashikon kufizimin e energjisë elektrike dhe detyron kompanitë prodhuese të energjisë, shtetërore dhe private, si dhe qytetarët që të respektojnë këto kufizime.

“Gjatë situatave emergjente, të licencuarit dhe klientët duhet të respektojnë kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike. Ministri përgjegjës për energjinë përcakton shtrirjen dhe mënyrën e kufizimit të furnizimit me energji elektrike”, thotë ligji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit