-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në spital, infermierja helmon foshnjat

Kryesoret

Një tragjedi ka ndodhur në spitalin e “Countess of Chester” në Angli.

Lucy Letby, një infiermere është akuzuar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativës për të vrarë 10 foshnja të tjera në spitalin “Countess of Chester”.

Nick Johnson KC, në ndjekje penale, tha se ajo ishte një “prezencë e vazhdueshme keqdashëse” në njësinë neonatale të spitalit.

Zonja Letby, 32, nga Hereford, mohon 22 akuza në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit.

Juristët dëgjuan se zonja Letby pretendohet se ka tentuar të vrasë një fëmijë tre herë, ndërsa një tjetër ka vdekur si pasojë e injektimit të ajrit.

Anëtarët e familjes së disa prej foshnjave të përfshira në këtë rast ishin midis të pranishmëve në gjykatë, ndërsa Johnson hapi prokurorinë.

Ai tha se institucioni Chester ishte një “spital i përgjithshëm i zënë si shumë të tjerë në Angli”.

Megjithatë, ai tha se ndryshe nga shumë spitale të tjera, brenda njësisë neonatale në Spitalin Kontesha e Chester, një helmues ishte në punë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit