-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Matrapaz, i shiti partinë Tom Doshit”/ Gjinushi i përgjigjet Berishës: Uroj të mos e shkatërrosh PD-në si Akademinë e Shkencave

Kryesoret

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratës së bërë prej këtij të fundit në një deklaratë për media ditën e sotme.

Berisha u shpreh se sot akademia ka në krye një matrapaz që sipas tij “uzurpoi postin e kryetarit të Akademisë duke i shitur partinë e tij Tom Doshit”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjinushi ka ironizuar deklaratën e Berishës duke theksuar se ka një urim për të që të mos e shkatërrojë Partinë Demokratike.

“Po i bëj një urim, inshalla s’e shkatërron PD siç bëri me Akademinë e Shkencave”, është shprehur Gjinushi.

Ai tha se akademia i është nënshtruar ristrukturimit, përfshirë praninë e 9 komisioneve të përhershme, ku përfshihen 90 profesorë të suksesshëm.

Gjinushi u shpreh se akademia duhet të kthehet siç ka qenë dikur, në qendrën kryesore të kërkimit shkencor në vend në bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit