Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë në fshatin Koshuticë pasi kontrabandonin mallra ilegalisht.
Njoftimi i policisë:
Në njërin nga automjetet ishin ngarkuar mall të kontrabanduar produkte të qumështit dhe miellit, ndërsa, në automjetin tjetër kishte farmerka, kërpudha dhe gazeta të mediave të shkruara të Serbisë
Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij janë iniciuar dy raste “Kalim i paautorizuar i vijës kufitare apo vendkalimeve kufitare” dhe ”kontrabandim me mall”.
“Malli dhe automjetet janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.