-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia sot e kapi! Si e zbuloi zemra e nënës 7 vite më parë vrasësin e djalit?

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme policia arrestoi Kristjan Cenajn me akuzën e grabitjes me pasojë vrasjen e Mariglen Gjonajt. Ngjarja ndodhi 7 vite më parë. E ëma e priste adoleshentin që të kthehej në shtëpi nga shkolla, por ai nuk u kthye kurrë.

Cenaj i kishte bërë pritë duke e goditur dhe grabitur. Gjithçka ndodhi për një orë “Rolex” dhe një varëse floriri, që killeri i mori viktimës. Që policia ta arrestonte autorin u desh që të dilnin në sipërfaqe eshtrat e adoleshentit.

Por 7 vite më parë pasi ndodhi ngjarja, familja e djalit 16-vjeçar e drejtoi gishtin pikërisht nga Cenaj që tashmë është i arrestuar. E akuzoi për rrëmbimin e djalit.

Policia e shoqëroi për ta marrë në pyetje më pas e la të lirë duke mos arritur që ta “gozhdonte”.

Herën e dytë, pas 7 vitesh prokurori tha se ishin dëshmitë kontradiktore dhe tabulatet që e bindën që të lëshonte urdhër arrestin për të riun edhe pse nuk e pranon krimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit