-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Të fuqishmit po joshin dhe kërcënojnë drejtësinë e re

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar për reformën në drejtësi. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA është e e vetëdijshme për shumë përpjekje që bëhen për të joshur ose frikësuar gjyqtarët.

Gjithashtu ambasadorja bën thirrje se është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor.

“Ne jemi të vetëdijshëm për më shumë përpjekje për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve.

Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të përmbushin detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, as të qëndrojë në një vend.

Shtetet e Bashkuara po i ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Kim në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit