“5pyetjet.al” publikon foton e vrasësit të adoleshentit Mariglen Gjonaj 7 vite më parë. Policia dhe prokuroria pas 7 vitesh kanë zbardhur vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2015.
Autori është Kristian Cenaj, që është arrestuar nga policia. Adoleshenti u zhduk në mënyrë misterioze, por 7 vite më pas në fshatin Adriatik dolën disa mbetje kockore.
Nga ekspertimi rezultoi se eshtrat e gjetura në datë 3 prill të këtij viti i përkisnin Gjonajt. Mbrëmë është arrestuar Cenaj si autor i ngjarjes.
Sipas policisë ai e ka grabitur duke i marrë një orë “Rolex” dhe një varëse floriri duke i shkaktuar vdekjen nga goditjet më pas ka fshehur trupin e adoleshentit.
Pas ngjarjes Cenaj ka qenë mes personave që janë marrë në pyetje por është liruar. Më pas provat, bazuar te dëshmitë kontradiktore dhe tabulatet telefonike kanë bërë që të zbulohet. Ai ka mbajtur qëndrim mohues, por tashmë ndodhet pas hekurave.