Ditën e sotme kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë për t’u takuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Udhëtimi drejt Ankarasë vjen një ditë para se të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.
Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e fluturimit drejt Turqisë. Çështjet mes palëve janë disa, mes tyre dronët që do të blejë Shqipëria nga Turqia.
Por takimi vjen në një moment kur akuzat në Shqipëri janë të forta për Edi Ramën.
Opozita e akuzon se kryeministri Edi Rama iu bind Erdoganit për të mbyllur kolegjin dhe kopshtin turk, pjesë e fondacionit “Gulistan”, i shpallur armik nga presidenti turk.