-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH bastis shtëpitë në Lazarat? Ç’deklaroi Berisha 2 ditë më parë?

Kryesoret

Dy ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha pas vizitës në Lazarat u shpreh se policia në 2014 ka kryer krime çnjerëzore në fshatin e njohur si bastion i së djathtës.

Sot gazetari Armando Rabaj denoncon se uniformat blu kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në banesat e këtij fshati duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

“Kanë qenë gati 20 policë të armatosur me uniformë dhe civilë të cilët kanë bastisur një familje në Lazarat ku ndodhej e vetme një grua e moshuar 70-vjeçare. Kjo e fundit është tmerruar dhe i ka pyetur policët për kontrollin e befasishëm ndërkohë që njëri nga policët i ka pohuar se në banesë ka armatim.

Kontrolli ka rezultuar NUL pasi nuk kanë gjetur armë apo gjurmë municionesh duke lenë pas shkatërrim dhe gjëra të hedhura përtokë. E moshuara nga ky terror ka humbur ndjenjat dhe pas disa minutave është qetësuar dhe ne gjëndje të shokuar i kanë kërkuar të hedhë firmën që në banesë nuk gjet asnjë armë.

Familjarët janë të shokuar nga kjo ngjarje!”, shprehet gazetari Rabaj. Nga policia nuk ka ende asnjë reagim, bilanc të operacionit nëse ka pasur apo mohim të denoncimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit