Një 55-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Sipas mediave italiane Rasim Muka, ndodhej në makinë me të vëllain si pasagjer, kur u përplasën me një furgon në rrugën ‘Iseo’ në komunën Erbusco, ditën e djeshme.
Nga hetimet e para, mësohet makina që vinte nga korsia përballë kur u përplas me furgonin.
Gjithashtu raportohet se i ndjeri kishte shkuar si mysafir te i vëllai.
Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.