Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, pasi sipas tij ka shpenzuar 370 milion lekë vetëm për paisje zyrash. Ai shkruan se Veliaj po shpenzon paratë e shqiptarëve për luks ndërkohë që qytetarët vuajnë për bukën e gojës.
Postimi i plotë:
Erion Veliaj shpenzon 370 milion leke vetëm për pasije zyrash!
Qytetareve u rritet çmimi i bukës, çmimi i naftës, i vajit, miellit, i djathit etj etj, ndërsa këta vjedhin ne mënyre te pamëshirshme.
Erion Veliaj me te tijtë qindra milionë leke luks ne kohet me te renda te krizes!
Çfarë krimi me paratë e taksave te shqiptareve ne këto kohe kaq te vështira kur qytetaret luftojnë për bukën e gojës!!
