-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ati bëri masakër në Klos, e bija në polici: Më ngacmuan keq në Instagram

Kryesoret

Vajza, 16-vjeçare e Fiqiri Mjeshtrit ka dëshmuar pasditen e kësaj të mërkure në polici, pas masakrës me 3 të vrarë e dy të plagosur në Klos.

E mitura është shprehur se dy kushërinjtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar në Instagram dhe ajo është detyrë që prej 5 ditësh të largohet nga shkolla.

Kjo dyshohet të jetë bërë shkak dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos. Babai i të miturës, i mori jetën Kenados dhe Ilir Shirës, ndërkohë që plagosi rëndë Renaton dhe Enkelejd Hasulën.

Dy familjet, Fiqiri Mjeshtri së bashku me dy vëllezërit Besnik dhe Fatmiri janë ulur në kafe për të biseduar me palën tjetër, Eglantinin, Renaton dhe për negocim ka qenë dhe djali i tezes së këtij të fundit Keando Shira dhe i ati i tij Ilir Shira.

Të ulur të gjithë në tavolinë kanë qenë duke biseduar për çështje dhe dyshohet se i ati i vajzës i ka bërë presion Renatos për tu martuar me 16-vjeçare, por ky i fundit ka refuzuar. Ngjarja ka agravuar më tej dhe ka kaluar në ofendime dhe tone të larta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit