-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në KiE kundër raportit të Dick Marty: Serbinë s’e kemi më armik për vdekje

Kryesoret

Sot Shqipëria ka nisur ofensivën diplomatike në Asamblenë e Këshillit të Europës për të ndryshuar raportin e Dick Martit e miratuar 11 vite më parë që njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim të fortë në Asamblenë e Këshillit të Europës. Ai kërkoi rrëzimin e raportit të Dick Martit për krimet e pretenduara.

Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur të flas kryesisht për Shqipërinë edhe pse tema lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.

Ajo që do të them ka lidhje me cështjen e një vendi që ka lidhje me të shkuarën e vet dhe që mund të ketë me zhvillimin në të ardhmen. Lidhet me raportin mes shteteve në Ballkan dhe që Europa luan si i zhvillojnë këto marrëdhënie.

Për ju lufta është një kujtim i largët. Për ne një plagë që ende dhemb. Nën ombrellën e madhe të këtij institucioni që e përcakton veten si organizata udhëheqëse në kontinent për të drejtat e njeriut.

Në dekadat e fundit institucionet ndërkombëtare kanë qenë faktor për ndërmjetësimin e konflikteve në Ballkan. Serbia më parë konsiderohej armik për vdekje, por tani parter i rëndësishëm me nismën e Ballkanit të Hapur” tha Rama.

Kuvendi i Shqipërisë i përcolli në 12 Gusht të këtij viti zyrtarisht Këshillit të Europës rezolutën e miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 Korrik 2022.

Me rezolutën e Parlamentit shqiptar janë njohur të gjitha strukturat e Këshillit të Europës. Ky raport çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015.

Drejtuesit e dikurshëm të UÇK-së dhe të shtetit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi dhe pjesa tjetër e kupolës po hetohen për disa prej akuzave për krime lufte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit