Tre persona janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Rodos. Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 42-vjeçar shqiptar, një 36 vjeçare me origjinë nga Bullgaria dhe një 54-vjeçar.
Sipas autoriteteve shqiptari ishte i njohur për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore si edhe të grabitjeve në Faliraki, po ashtu edhe për trafikim të kokainës.
42-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga policia dhe pas hetimeve të vazhdueshme është zbuluar edhe banesa e tij. Gjatë kontrollit fizik shqiptarit i është sekuestruar një telefon, ndërsa në makinë dy pako kokainë.