-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liberalizimi i vizave, Kurti: Është ndezur drita jeshile

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që është optimist për liberalizmin e vizave.

Deklaratat ai i bëri në konferencën e përbashkët me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pasi pranoi Raportin për vendin për vitin 2022 të Komisionit Evropian.

Më 7 tetor, KE u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Këshill një dokument të detajuar teknik ku konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Ky dokument, do të jetë edhe bazë për diskutimin në grupin punues për vizat në Këshill më 13 tetor në Bruksel.

I pyetur rreth propozimit franko-gjerman, Kurti tha se nuk ka propozim të tillë për marrëveshje finale.

“Ka diskutime, ka opsione, ka teste e sprova, por nuk mund të them që ka diçka të ngurtësuar që do ta prezantonim në formë përfundimtare”, tha ai./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit