Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një i ri ka shkuar në spitalin rajonal i plagosur me një plumb në këmbë.
Sipas informacioneve rezulton se Sebastian Jallaj, 19 vjeç ka shkuar në Llakatund me makinën e llojit ‘Benz A Class’ dhe sapo ka dalë nga makina ka rinisur konfliktin mes palëve.
Autori ka nxjerr armën e ka goditur në këmbë, e më pas është larguar. Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje bën me dije se paraprakisht bëhet fjalë për një sherr banal mes bashkëmoshatarëve.
I plagosuri është dërguar nga daja i tij me plagë plumbi në spitalin e Vlorës, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Policia e Vlorës bën me dije se ka marrë në pyetje dajën e të plagosurit, ndërsa po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.