11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laku po ngushtohet! Kush po gënjen për Ervis Martinajn?

Kryesoret

Më shumë se 30 ditë kaluan dhe policia e shtetit nuk ka ende asnjë përgjigje për Ervis Martinajn. Në datë 7 shtator kryeministri Edi Rama i vendosi ultimatum drejtorit të ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku që të dilte me një përgjigje të shpejtë për fatin e biznesmenit nëse ishte gjallë apo vdekur.

Çudia e madhe ishte si ka mundësi që këtë përgjigje Edi Rama ia kërkoi policisë, kur në fakt hetimet i kryen prokuroria?

Megjithatë nëse analizojmë deklaratat e kryeministrit në muajin e fundit kanë ardhur duke u tërhequr dhe sot i vendosi vulën vetë drejtori duke hedhur “pataten e nxehtë” nga dora duke ia kaluar organit të akuzës.

Në 17 shtator Edi Rama u shpreh me bindje se policia e kishte një përgjigje. “Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt.

Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”, tha Rama në komunikim me gazetarët dhe qytetarët online.

Në 22 shtator kryeministri shkoi akoma më tej. “Policia ka shumë më tepër se ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur del me një version zyrtar. Shumë shpejt, uroj ta ketë shpejt”.

Në 28 shtator erdhi tërheqja e parë e lehtë. “Di t’ju them që në momentin e parë që policia do ketë provat e nevojshme, do të ketë komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin, do të thotë se nuk i ka provat e nevojshme”, theksoi Edi Rama duke bërë një hap pas të fortë.

Në të njëjtën gjatësi vale kanë qenë edhe ministri Çuçi dhe drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku.

Por sot drejtori largoi përgjegjësinë nga policia duke ia kaluar prokurorisë. Muhamet Rrumbullaku  tha se është prokuroria që i drejton hetimet.

Kemi struktura që po ndjekin rastin, jemi në ecuri të procesit, në krye të detyrave të deleguara nga prokurori, punohet me grupe miks. S’kam për të deklaruar asgjë më tepër sesa kam deklaruar më parë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit