-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Progres-raporti, Tabaku: BE kundër pasaportave të arta për Shqipërinë

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka thënë se në proges-raportin e Këshillit Europian për Shqipërinë nuk ka asnjë gjë të re, ai është një skaner i Shqipërisë, ai është një radiografi e Shqipërisë dhe krimit në vendin tonë.

Nuk ndjej fare kënaqësi të them që të gjitha shqetësimet që kam përsëritur herë pas here duke filluar që nga lufta ndaj korrupsionit deri tek ligji i amnistisë fiskale që konsiderohet si një pengesë në procesin e integrimit, duke vazhduar me pashaportat e arta, janë të përmendura atje.

Nuk ka asnjë gjë të re, ai është një skaner i Shqipërisë, ai është një radiografi e Shqipërisë, tregon situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Tregon problematikat me ekonominë, me ngushtimin e konkurencës, me ekonominë informale. Tregon se në fakt amnistia fiskale do të pengoj procesin e integrimit dhe do të theksojë dhe njëherë akoma më shumë çështjen e pastrimit të parave, ku sot Shqipëria është në listën gri.

Tregon që kemi akoma probleme me korrupsionin, tregon që media sot është në një udhëkryq shumë të vështirë dhe nuk ka absoultisht asnjë progres në të drejtat e medias dhe në lirinë e shprehjes”, shprehet Tabaku përmes një videoje në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit