Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka protestuar sot përpara SPAK-ut.
Një grup artistësh me në krye regjisorin Edmond Budina i kërkon prokurorisë që të mbyllë hetimet dhe të çojë para drejtësisë autorët e shembjes së godinës së teatrit kombëtar.
“Ne jemi këtu për t’i thënë SPAK-ut mos u bëj palë me mafien dhe mos kap cironkat, por peshkaqenët. Ata që mbushin xhepat me milionat e taksapaguesve shqiptarë.
SPAK duhet të reagojë. Ne jemi këtu, ne nuk do i ndahemi. Si në këto 5 vite. Ne nuk lodhemi duke protestuar kundër kësaj qeverie.
Nuk lodhem duke ardhur cdo ditë në SPAK. SPAK të ketë guxim dhe të mbyllë hetimet” tha Budina.