-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në KiE për hedhjen poshtë të raportit të Dick Marty

Kryesoret

Ditën e stome kryeministri Edi Rama do të mbajë një falim asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran, ose siç njihet ndryshe raporti i Dick Marty.

Më 21 korrik, kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutën që do të prezantohet nga Rama.

Kjo rezolutë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues dhe më pas ndryshimin e raportit të vitit 2011, ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë.

Raporti i hartuar nga Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikimin e organeve kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve ’98-’99.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit