-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daçiç: Kurtit po i bëjnë presion ndërkombëtarët për Asosacionin

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka shprehur sot se kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit po i ushtrohet presion nga Perëndimi për të ndërmarrë një “hap të pakthyeshëm” drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ka presion për të detyruar Kurtin të bëjë një hap të pakthyeshëm drejt themelimit të Asociacionit. Cili është ai hap? Kjo është pyetja miliona dollarësh. A duhet të dorëzojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese? Nuk jam i sigurt se është një hap kaq i madh, sepse gjykata thjesht mund ta refuzojë atë. Nuk ka asnjë garanci se statuti do të pranohet”, tha Daçiç për TV Prva.

Daçiç gjithashtu theksoi se Kurti mund të sigurojë hyrjen në Këshillin e Evropës në bazë të kësaj do të varet nga vendosmëria e bashkësisë ndërkombëtare.

“Në Asamblenë Parlamentare e mbështetën 33 vende, por tani u duhen 31 vota. Rezultati është i ngushtë, por nëse Franca, Gjermania dhe Italia kanë rezerva, nuk ka asnjë shans të kalojë, as nuk është ende në rend dite. Komiteti i Ministrave është caktuar për 16 dhe 17 maj, ndërsa votimi ka të ngjarë të bëhet më 17 maj”, kujtoi Daçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit