Agron Paja është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kurbinit. Paja, banues në fshatin Gjorem, të Kurbinit rezultonte i shpallur në kërkim nga Italia.
Ai ishte person i shpallur në kërkim për vjedhje në Itali dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 11 vite burg.
Pas arrestimit pritet të ekstradohet në shtetin italian për kryerjen e dënimit.