Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me Amnistinë Fiskale dhe Pasaportat e Arta.
Me anë të një statusi në Facebook, Sula u shpreh se qeveria shqiptare e ka mendjen të vendosë gjoba intimiduese ndaj bizneseve të ndershme dhe mendon si të bëj sa më shumë para në prag zgjedhjesh lokale për të blerë votat përmes shitjes së pasaportave dhe amnistisë fiskale.
Ai solli në vëmendjen rezolutën e Komisionit Europian ku thuhet se Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së.