Babë e bir u ekzekutuan sot në Klos. 17-vjeçari Kenado Shira së bashku me të atin u qëlluan me armë zjarri pas konfliktit me fisin Mjeshtri.
Plumbat i morën jetën në vend djalit, ndërsa disa minuta më pas vdiq edhe i ati Liri Shira në spital. Autori i ngjarjes dyshohet se është Besnik Mjeshtri.
Policia ka rrethuar zonën po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qendër të qytetit të Klosit.