Një i ri është arrestuar për vjedhje në Durrës dhe Tiranë.
Ai është S. Xh. 33 vjeç, banues në Laç dhe shkonte për të vjedhur në qytetin bregdetar, por edhe në Tiranë në disa supermarkete.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 33-vjeçari futet në supermarket, shikon vërdallë dhe më pas mbush xhepat dhe largohet.
I arrestuari për vjedhje ushqimesh ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.