Në mbledhjen e sotme të qeverisë, zv/ kryeministrja Belinda Balluku ka firmosur vendimin për shpronësimet për 3 nga 7 lotet e unazës verilindore të Tiranës.
Shuma totale e këtij procesi për shpronësimet e lotit 4, 5 dhe 6 arrin në 3.1 miliardë lekë.
Lotet 4, 5 dhe 6 prek zonën nga ish-sheshi Shqiponja, bulevardi i ri, për të vijuar më tej deri tek Kodra e Priftit. Në total janë 620 familje që do të shpronësohen.
Mes shtëpive që do të prishen ka edhe objekte te pa legalizuara: familjet që nuk disponojnë letrat, do të trajtohen me qira tre vjet dhe më pas do të përfitojnë një apartament.