-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bro, kujdes”! Ky është mesazhi anonim në telefon që solli tre të vrarë në Klos

Kryesoret

Tragjedia që ndodhi dje në Klos me tre të vrarë është kryefjalë në Shqipëri. Nga dëshmitë e familjarëve të viktimave dhe autorit janë zbuluar detaje të reja për ngjarjen që nisi pas ngacmimit të vajzës së autorit nga dy adoleshentë në rrjetet sociale.

Fatbardh Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës në Klos ka rrëfyer se si e kanë marrë vesh kërcënimin që dy kushërinjtë po i bënin vajzës.

Ngacmimet dhe lidhjet ai tha se i morën vesh përmes një mesazhi anonim që i kishte shkuar babait të vajzës, Fiqiri Mjeshtri, nga një person që rrinte në Angli.

Renato ka pranuar se ka pasur pëlqim dikur, por ishin ndarë. Vajzën nuk e dinim se kush e kërcënonte. Kanë vazhduar komunikimet në një lidhje të gjatë me djalin Shira.

Fatbardhi u shpreh se vëllai i ndjerë e kishte marrë vesh se po i shantazhonin të bijën nga një mesazh anonim. Një çun vëllai e kam në Angli dhe i dërguan një mesazh ku thuhej “Bro, kujdes se vajza e Fiqriut ka të bëjë me një djalë.

Më vjen keq për ju se po marroheni”. Ai ia nisi këtë mesazh babait të gocës. Këtë mesazh ma tregoi vëlllai. I thashë janë mesazhe anonime, mos u shqetëso. Kam takuar babain e Renatos dhe i tregova këtë mesazh, i thashë se goca ka kaluar një traumë.

I ati i tij më tha se nuk ka mundësi, do ta pyes çunin dhe do të flasim bashkë. Djali nuk e pranoi një gjë të tillë. Ishte takimi i parë që ka ndodhur rreth një javë. 

U takova vetëm unë me Renaton dhe babain e tij. Ai tha nuk është e vërtetë. Ai më tha se ka pasur pëlqim, e më tha për Kenadin. Ai ka ardhur nga Durrësi në Klos, i ka bërë mesazh vëllait, më prit në Klos se jam një çun nga Klosi e kemi diçka për të folur. Vëllai më merr në telefon e më thotë se i ka shkruar.

Vëllai ishte i revoltuar dhe i thashë lëre se merrem unë. E takova dhe i thashë se dua të të pyes diçka për Sarën. U futëm te makina e tij dhe i thashë merre babin në telefon e të vijë, se kemi diçka serioze për të folur. Lidhje me presionin e vajzës së vëllait, i thashë më shpjego pse e kërcënon.

Djali u shpreh: Më ka bërë një ftesë dhe e kam pranuar. Kemi biseduar për një kohë të gjatë dhe në fund Sara i ka thënë se nuk mund të shoh si shok, se ti qenke djalë bukurosh dhe më ke prish mendjen. I thashë nuk të paska sharë, ajo të ka pëlqyer.

E kur e pyeta për kërcënimin, i thashë se i ke marrë fotot nga rrjetet. ‘Jo tha, e kam bërë nga inati, se shkuan edhe me një djalë tjetër’. Ata ja faturonin njëri-tjetrin. Ai tha ‘dua t’i nxij jetën vajzës” tha Fatbardh Mjeshtri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit