Deputeti grek, Dimitris Kairidis ka shprehur kritika ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës kundër raportit të Dick Marty-t.
Në një reagim në Facebook, Kairidis thotë se Rama arriti të zemërojë pothuajse të gjithë përfaqësuesit në asamble me fjalimin e tij, aq sa disa prej tyre anuluan darkën e planifikuar me të, duke iu referuar kështu përfaqësuesve të PPE-së.

Sipas deputetit grek, Shqipëria kërkon me dëshpërim që të anëtarësohet në BE, ndërsa kryeministri Rama shikon drejt lindjes.