Zbardhen detaje të reja nga tragjedia që ndodhi dje në Klos, ku tre persona ndërruan jetë dhe dy të tjerë u plagosën pas përplasjes për një histori adoleshentësh.
Dy prindërit e adoleshentëve, Liri Shira dhe baxhanaku i tij Eglantin Hasula shkuan për t’u sqaruar me të atin e vajzës që kishin ngacmuar djemtë e tyre, Fiqiri Mjeshtri, i cili ishte me dy vëllezërit Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.
Pas debateve autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar Kenadon të parin, për pas babanë e tij Ilir Shira dhe të tjerët. 17-vjeçari ta tentuar të dalë nga lokali por autori e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar.
Vëllai i autorit tregoi se Fiqiri Mjeshtri i shkoi 17-vjeçarit në trotuar ku u rrëzua i plagosur duke i thënë “ti do të vdesësh” dhe e qëlloi sërish.
Babai i tij ka humbur jetën duke u transportuar në spital. Dy të plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë transportuar fillimisht në spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë. Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.
Autori dhe dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja dhe ka vrarë veten në afërsi të banesës së tij në fshatin Dars 2 km larg nga Klosi.
Dy vëllezërit e autorit, Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, u shoqëruan në polici për të dhënë dëshmitë në polici, më pas u liruan pasi nuk gjenden prova që t’i lidhin me ngjarjen.
Vajza ka dëshmuar në polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar prej disa muajsh në rrjetet sociale.