-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Europa kthen sytë nga Afrika për gaz

Kryesoret

Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit evropianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyror ndërsa përpiqen të zëvendësojnë sasinë e importuara nga Rusia.

Ndërsa rezervat e gazit natyror të Afrikës janë të mëdha dhe vendet e Afrikës së Veriut si Algjeria kanë tubacione të lidhura me Evropën, mungesa e infrastrukturës dhe sfidat e sigurisë kanë penguar prej kohësh prodhuesit në pjesë të tjera të kontinentit të rrisin eksportet.

Nigeria ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në kontinent, por mbulon vetëm 14% të importeve të gazit natyror të lëngshëm të Bashkimit Evropian, sasi që eksportohet me anije.

Algjeria dhe Egjipti përbënin 60% të prodhimit të gazit natyror të Afrikës në vitin 2020 dhe nuk eksportojnë mjaftueshëm për të zëvendësuar furnizimet ruse të karburantit që nevojitet për fabrikat, e ngrohje.

Një projekt i ri i gazit natyror të lëngshëm në brigjet perëndimore të Afrikës mund të jetë vetëm 80% i përfunduar, por tashmë e ardhmja e një furnizuesi të ri energjie ka nxitur vizita nga udhëheqësit e Polonisë dhe Gjermanisë.

Fusha pranë brigjeve të Senegalit dhe Mauritanisë besohet se përmban gaz pesë herë më shumë sesa ajo që përdori Gjermania gjatë gjithë vitit 2019.

Gjermania është një vend që varet shumë nga gazi. Por, prodhimi nuk pritet të fillojë deri në fundin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Gordon Birrell, një nga udhëheqësit e projektit, ku është përfshirë edhe “British Petroleum”, thotë se kjo po bëhet në kohën e duhur, pasi Evropa kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi natyror rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit