Policia e Tiranës ka arrestuar 3 perona. Sipas njoftimi të policisë dy prej tyre u arrestuan për shitje të lëndëve narkotike. Ndërsa një tjetër u arrestua pasi ju gjet një grandatë në banesë.
Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. H iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. H. bashkëpunonte me shtetasin I. A për të shitur lëndë narkotike.
Ndërsa D. A u arrestua pasi gjet një granatë në banesë.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi granatën, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.