Kryeministri Rama eshte duke shijuar “famen” e tij si hero, ndersa ne rrjet shperndahen mesazhe me lavde e falenderime nga shume politikane dhe qytetare te thjeshte kosovare, per mbrojtjen qe i beri Kosoves ne Keshillin e Europes.
Ndersa ne Tirane flitej per raportin e KE per negociatat, Rama ben “bingo” me fjalimin per UCK-ne, raportin e Dick Martit, Kosoven dhe rolin e tij ne transformimin e historise se marredhenieve me Serbine.
Se cfare vlere kishte kjo e “vertete e madhe” qe ia perplas surratit Europes, kjo dihet, pasi ceshtjen e krimeve te supozuara tashme e ka marre ne dore gjykata.
Por nacionalizmi dhe atdhetaria jane gjelle qe hahen ne cdo vakt dhe ne cdo stine. Ndaj nuk eshte asnjehere vone te ushqehesh me keto lloj gjellesh.
Gjithesesi, pertej qellimit, kohes dhe produktit, ai ishte nje fjalim i duhur.