-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori 56 paga dhe kërkoi rikthimin në detyrë! Strasburgu rrëzon Fullanin

Kryesoret

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka dalë duarbosh nga Gjykata e Strasburgut ku kërkoi të rikthehej në detyrë pasi sipas tij i ishin shkelur të drejtat.

Kërkesa është rrëzuar duke u cilësuar e papranueshme. Fullani në vitin 2014 u arrestua me akuzën e shpërdorimit të 713 milionë lekëve.

Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm.

Pas arrestimit dhe shkarkimit ish Guvernatori, Ardian Fullani, paditi në Gjykatën Administrative, Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra, duke kërkuar dëmshpërblim. Gjykata i dha të drejtë duke fituar 56 paga dëmshpërblim.

Por nuk u ndal me kaq. Ai tentoi dhe shkoi në Strasburg duke kërkuar rikthimin në detyrë, por kërkesa u rrëzua.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit