Këtë të premte gjatë mbledhjes së qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen e e përbashkët mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për ngritjen e pikave të kalimit kufitar mes dy shteteve.
“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin e qeverisë.









