Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita është duke studiuar një formë protestë që do të jetë efikase për largimin e qeverisë.
Në emisionin ‘Opinion’, ai iu përgjigj skeptikëve duke theksuar se ai që mendon se PD nuk mbledh dot njerëzit për të dalë në shesh e ka 100% gabim.
‘PD ndihet krenare se po qëndron kundër njërës prej mafies më të fuqishme. Po të votojnë ata që janë të pakënaqur Edi Rama mbetet në minorancë
. Po bëjmë gjithçka të bindim shtresën gri. Për të bindur qytetarët, duhet të shohin që ti je i vërtetë si opozitë. Sot nuk e dyshon kush më këtë. Ne jemi forca e vetme politike në dialog me qytetarët. Ai që mendon se nuk i mbledhim dot qytetarët për protesta gabon 100%.”, deklaroi Berisha.