Çmimet e konsumit në SHBA u rritën më shumë se sa pritej muajin e kaluar, në shenjë se lufta e inflacionit në ekonominë më të madhe në botë nuk ka përfunduar.
Inflacioni, norma me të cilën rriten çmimet, ishte 8.2% në 12 muajt deri në shtator, nga 8.3% në gusht.
Inflacioni SHBA-ja po vëzhgohet nga afër ndërsa përpjekjet e bankës qendrore amerikane për të zbutur problemin e shtyjnë dollarin dhe kostot globale të huamarrjes.
Norma është shumë më e lartë se objektivi i bankës qendrore prej 2% dhe do të thotë se Rezerva Federale ka të ngjarë të vazhdojë të rrisë normat e interesit në një përpjekje për të ulur çmimet në rritje.
Çmimet e ushqimeve janë rritur me 13% gjatë 12 muajve të fundit dhe kostot e strehimit dhe ato mjekësore po rriten ndjeshëm.
Ndërsa në Shqipëri me rritjen e pandalshme të çmimeve, çdo familje duhet të shpenzojë më shumë nga të ardhurat e veta, për të blerë të njëjtat produkte. Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vjet.