-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Deklarata e Hoxhës është fyese dhe skandaloze, ai duhet të dorëhiqet

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi të shpërndarë në një grup WhatsApp, që dyshohet se i përket ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ku ai i referohet shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me një gjuhë fyese.

Bardhi e ka cilësuar këtë deklaratë si një fyerje të rëndë për shqiptarët dhe ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Hoxhës, duke theksuar se çdo vonesë do të ishte e pajustifikueshme.

Postimi i Bardhit:

Dënoj me forcën më të madhe dhe pa asnjë ekuivok deklaratën skandaloze dhe fyese të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, drejtuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Është e papranueshme dhe e patolerueshme që një zyrtar i lartë publik t’u referohet shqiptarëve si “idiotë”. Një qëndrim i tillë e përjashton menjëherë nga çdo funksion publik dhe e bën të pamundur vijimin e ushtrimit të detyrës, qoftë edhe për një minutë më shumë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ministrin përgjegjës për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Kjo gjuhë e papërgjegjshme dhe denigruese jo vetëm që cenon rëndë dinjitetin e shqiptarëve, por krijon bindjen se kemi të bëjmë me një përfaqësues që flet në frymën e propagandës së huaj dhe jo në interes të Republikës së Shqipërisë. Kjo deklaratë është e denjë vetëm për Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç.
Një retorikë e tillë bie haptazi ndesh me nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Ferit Hoxha duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Çdo vonesë është e pajustifikueshme. Kryeministri ka detyrimin politik dhe institucional ta shkarkojë pa asnjë hezitim dhe të distancohet publikisht dhe qartë nga kjo gjuhë fyese dhe e papranueshme, që të kujton retorika të errëta të së kaluarës kundër shqiptarëve.
Çdo minutë më shumë në detyrë është një fyerje për shqiptarët dhe një njollë për Republikën e Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit