Ajo që u duk si një ndalesë e përkohshme drejt destinacionit SHBA apo Kanada është kthyer tanimë në një pritje pa fund.
Refugjatët afganë në Shqipëri janë të pakënaqur. Disa prej tyre që ndodhen në Shëgjin kanë frikë se do të ngelin në Shqipëri përgjithmonë.
“Shqipëria është vend i varfër, vetëm sa i përket sigurisë është më mirë se në Afganistan, pastaj as arsim, as punësim, asnjë mundësi tjetër nuk ofrohet për refugjatët” tha njëra prej vajzave afgane.
Ndryshe nga sa premtuan, edhe kryeministri Edi Rama e pranon se SHBA nuk do i marrë afganët.
“I kuptoj ata por koha kalon. Nuk kemi përshtypjen se administrata e SHBA është duke proceduar. Besoj më shumë se ata kanë ardhur për të qëndruar.
Megjithatë ata nuk mund të qëndrojnë gjithmonë në hotel, por duhet të fillojnë të ndërtojnë jetën e tyre” tha ai për DW. Mbi 700 afganë ndodhen në Shëngjin.