-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Telefoni 2” i vë prangat të tre shitësve

Kryesoret

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, këtë të enjte. Ata dyshohet se sillnin kontrabandë telefona celularë për ti shitur më pas në vendin tonë.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 65 telefona.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 2”, kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i shtetasve:

  • M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit