Policia e Shtetit ka njoftuar se këtë të premte ka vënë në pranga 2 shtetas për vjedhje dhe falsifikim parash.
Bëhet fjalë për një 36-vjeçar, i cili ishte dënuar nga gjykata me 2 muaj pasi kishte vjedhur.
Gjithashtu është arrestuar një 25-vjeçar, pasi mbi të rëndonte akuza e falsifikimit të parave.
Njoftimi i policisë:
- Mariglen Çunaj (Cunaj), 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
- Kleanthi Abrashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.