Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha është fotografuar në një aktivitet së bashku me presidentin e BERZH-it, Renaud Basso në Uashington DC
Muajt e fundit, Basha ka qenë nën akuzë nga Sali Berisha se për shkak të një çështjeje të hapur në SHBA, në lidhje me financimet ruse nuk e kalonte dot oqeanin.
Por sot qarkulloi një foto, që sipas disa mediave vjen nga një aktivitet në SHBA.
Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare dhe nuk është konfirmuar nga vetë Basha, i cili prej kohësh nuk ka bërë dalje publike.