Dy persona janë arrestuar nga policia në Cërrik pasi iu zbulua një bazë armatimesh dhe një shumë e konsiderueshme në lekë, euro dhe paund. Të arrestuarit janë A. B. 60 vjeç dhe V. D. 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh.
Në banesën e tyre u sekuestruan; një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.
Gjithashtu në banesën e A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.
Në banesën e V. D., i cili ka lidhje shoqërore me A. B. janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu pa leje.