Një 23-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme në Itali. Ai ishte pasagjer në një makinë tip “Alfa Romeo” së bashku me 4 të rinj të tjerë.
Makina humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale për shqiptarin që humbi jetën në vend.
Katër shokët e tij, shoferi dhe tre pasagjerët e tjerë shpëtuan me plagë të lehta dhe ndodhen në spital.