-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta tregon ‘sekretin’: Ja pse e ndryshova emrin nga LSI në PL! Nuk kemi më prioritet integrimin por…

Kryesoret

Ish-Presidenti, Ilir Meta ishte pjesë e emisionit ‘Spotlight’ të Alban Dudushit në Vizion Plus. Meta ka folur për aksionin opozitar dhe ndryshimin e emrit nga LSI në Partia e Lirisë.

‘Mendoj se PL ka një mision krejt tjetër nga ai i LSI e cila për fat të keq e humbi misionin dhe pa dashje për shkak të disa vendimeve që e nxorën nga misioni i saj si forca që garantonte integrimin në BE. Sepse LSI ka pasur rol për integrimin. Aktualisht nuk është më prioriteti numër një integrimi, por problemi thelbësor se këtu ka rënë tërë sistemi dhe rendi kushtetues. Janë shkelur të drejtat e njeriut dhe liritë e shprehjes dhe liritë ekonomike dhe të sipërmarrjes.’, tha ndër të tjera Meta.

Sipas kreut të Partisë së Lirisë, ‘në rast se ti do kesh prioritet integrimin europian kur të ka rënë tërë sistemi ti je një ‘Don Kishot’, sepse vetëm në një shtet ligjir ku vota është e lirë ku pushtetet janë të balnacuara, vetëm atje mund të ecet integrimi dhe të luftohet dhe droga dhe gjithçka tjetër.’

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit