Një sërë incidentesh të dhunshme janë regjistruar së fundmi në burgun grek të Domokut, ku sipas mediave vendase, shkaktarët e rrëmujës janë pikërisht të dënuarit shqiptarë, por edhe ata arabë.
E gjithë ngjarja ka nisur në mesditë kur të dënuarit kanë refuzuar të hanë dhe më pas të hyjnë në qeli, duke u përplasur madje dhe me rojet. Kjo për shkak pasi një të dënuari i ishte refuzuar leja nga autoritetet e burgut.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve në disa prej qelive janë gjetur thika dhe një celular. Refuzimi i lejes së të dënuarit shqiptar për të takuar familjarët erdhi pasi një tjetër i burgosur përjetë u la i lirë me leje nga drejtoria e burgut, por pas përfundimit të afatit nuk u kthye më në qeli.
Sipas mediave, administrata e burgut i druhet një përshkallëzimi të situatës dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e policisë.