-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Ministria e Financave mban të fshehtë raportin për koncesionet

Kryesoret

Ministria e Financave vazhdon të mbajë të fshehtë raportin e performancës së koncesioneve për vitin 2021 – një detyrim ligjor ky i papërmbushur edhe dy muaj pas dorëzimit të buxhetit faktik në Kuvend.

Në fund të shtatorit, një zëdhënëse e ministrisë i tha BIRN se po raporti po përgatitej dhe do të bëhej publik ‘shumë shpejt’.

Por dy javë më pas, Ministria e Financave dhe ministrja Delina Ibrahimaj nuk iu përgjigjen pyetjes se kur do të publikohet raporti dhe pse është shkelur detyrimi ligjor.

Mungesën e transparencës për kontratat koncensionare, kryeministri Edi Rama e cilësoi “një problem teknik” të ministrisë, i pyetur nga BIRN gjatë një konferencë shtypi javën që shkoi.

Por sipas opozitës, kjo përbën një tentativë për të fshehur problematikat që kanë disa nga kontratat koncensionare, ndërkohë që qeveria vijon t’i paguajë ato rregullisht pavarësisht vonesave në punime.

“Ky raport mungon nga pikëpamja e raportimit,” tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku për BIRN.

“Gjykimi im është se raporti i fundit i performancës ka shkaktuar shumë zhurmë dhe qeveria po tregohet e kujdesshme, sepse pagesat nga buxheti i shtetit vazhdojnë edhe pse disa kontrata kanë probleme, si për shembull kanë gjoba që nuk janë zbatuar,” shtoi Tabaku.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në vitin 2019 ndryshime në ligjin për koncesionet, duke i ngarkuar Ministrisë së Financave detyrimin e hartimit dhe publikimit të një raporti të detajuar mbi ecurinë e koncesioneve kryesore.

Një raport i tillë u publikua në vitin 2020 për ecurinë e koncesioneve deri në vitin 2019 dhe në vitin 2021 për ecurinë deri në vitin 2020./Reporter.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit